Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Mësohet se fshati Derviçan gjatë ditës së sotme ka qenë pa energji elektrike.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se vajza 12 vjeçare ka ndezur qiri sapo ka nisur të errësohet ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit mund të ketë qenë rënia e qiriut në divan.
Flakët kanë përfshirë gjithë orenditë e shtëpisë, ndërkohë vajza 12 vjeçare është munduar të mbyllet në banjë për ti shpëtuar flakëve por që është asfiksuar.
Po ashtu i ati në përpjekje për të gjetur dhe për të shpëtuar të bijën ka marrë plagë rë rënda dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.