Postimi I plotë i antarit gë këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj lidhur me zjarrin e përsëritut tek inceneratori I Elbasanit

“Ditën e sotme i jam drejtuar Këshilli bashkiak Elbasan ku i kam shprehur se jam vënë në dijeni se në landfillin e Elbasanit ka rënë zjarr.Ky është rasti i dytë në 4 ditë.Siç kam referuar muaj më parë shqetësimin dhe të administratorit të ECO-ELB jemi të ekspozuar dhe prag katastrofe mjedisore .
Besoj se në moralin e këtij këshilli teksa bashkia nuk ka mesa duket asnjë plan apo projekt del detyrë të hartojmë dhe miratojmë me emergjencë një rezolutë drejtuar këshillit të ministrave dhe ministrive të linjës .
Gjithashtu mendoj se do zgjuar nga gjumi institucioni i bashkisë Elbasan për mundësinë e projektimit dhe financimit me urgjencë të kapaciteteve depozituese të mbetjeve .
Kërkoj nga kolegët bashkpunimin për hartimin sa më parë të rezolutës.
Nuk ka kohë për të humbur .
Elbasani smund të jet kurban i askujt e aq më tepër i një kanceri të paguar me miliona Euro.