Familjarët e Arjan Salës, shefit të sigurisë I cili ka mbetur I bllokuar prej pasdites së djeshme në magazinën ku ka rënë zjarr në Kashar presin me ankth.

Zjarri vijon, ndërsa ata thonë se zjarrfikësit nuk ishin të specializuar për këto situata.

“Nga ora 15:30 deri tani që flasim trupi nuk është gjetur. Turp! Turp!  Për strukturat shtetërore që kanë lënë në një gjëndje të tillë zjarrfikësve, me tuba të shpuar, me makinë që u rridhte uji rrugës, me elektrik që I sollëm nga shtëpia se nuk kishin dhe njerëz të moshuar që kishin frikë të zbrisnin shkallët. Nuk kam çfarë të them

Kanë ardhur me vonesë dhe nuk kanë pasur asnjë lloj mënyrë, as organizimi. Në 04:00 të mëngjesit kemi marrë drejtorin e zjarrfikëses, I thamë të shtojë masat. Nuk kanë asnjë lloj organizimi. Janë thjesht të më marrësh mua, që nuk di të shpëtojë dikë. Nuk  di ç’të të them.”

ora news