Komisioni i emergjencave dhe mbrojtjes civile në Elbasan ka zhvilluar sot një mbledhje jashtë rradhe për të diskutuar në lidhje me zjarrin katastrofik që përfshiu pikën e skrapit të Kurum 3 ditë më parë. Kryetarja e komisionit Aurora Domni u shpre se ngjarja në Kurum ka prekur çdo qytetar të Elbasanit ndaj sot dikush duhet të japi shpjegime pse zjarre të tilla katastrofike po ndodhin njeri pas tjetrit në Elbasan.
Një ditë pas zjarrit që shkaktoi ndotje alarmante antari i komisionit Erion Murataj depozitoi në prokurori një kallzim penal. Gjatë mbledhjes së sotme Murataj renditi disa nga shkeljet ligjore që janë kryer dhe si pasojë shkaktuan një krim mjedisor.
Edhe pse duhej të ishte i pranishëm drejtori i inspektoriatit të mjedisit në Elbasan për tju përgjigjur pyetjeve të antarëve të komisionit ky i fundit nuk u paraqit. Përgjatë 48 orëve forcat zjarrëfikëse të Elbasanit bënë një punë heroike duke luftuar me flakët , shefi i shërbimit zjarrfikës në Elbasan vlerësosi punën e efektivëvë të zjarrëfikësës si dhe tha se nga ana e institucionit që ai drejton jane kryer të gjitha proceduart sipas ligjit.
I pranishëm në mbledhe ishte edhe drejtuesi i Këshillit bashkiak të Elbasanit i cili u pyet nga gazetarët nëse ndjehej i shqetësuar për situatën e krijuar dhe përgjigja e tij ishte kjo.
Edhe antarët e tjerë të komisionit ngritën shqetësimin se qytetarët elbasanas vijojnë të thithin ajër kancerogjen.
Në përfundim të mbledhjes antarët e komisionit vizituan edhe pikën e matjes së nivelit të ndotjes së ajrit në Elbasan por pa mundur të marrin përgjigje mbi të dhënat pasi drejtoria dhe inspektoriati i mjedisit nuk u ballafaquan./egnatia news