Vijojnë të jenë aktive edhe sot flakët e zjarrit në malin e Gjallicës. Sipërfaqja e djegur është zgjeruar pavarësisht ndërhyrjes me mjete rrethanore nga punonjësit e institucioneve. Ekipi zjarrfikës, zonat e mbrojtura, drejtoria e pyjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit në malin e Gjallicës, vatër e rënë në datën 25 korrik.
Aktualisht, zjarri ka përfshirë zonën e lartë me pisha halore të Gjallicës, duke dëmtuar një ndër pjesët më të bukura të saj.
Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe, prej 2100 metra, është e pa mundur ndërhyrja e automjeteve.
Lipset se për neutralizimin e flakëve të ketë ndërhyrje nga ajri.
Mali i Gjallicës bënë pjesë në parkun natyrorë Korab-Koretnik-Kallabak.