1 person i vdekur dhe 17 të lënduar, është ky bilanci nga djegia e një banesë në Romë, Itali.
7 personave që kanë mbetur të lënduar kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e djegies, ndërkohë që 10 kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e tymit që ka pushtuar të gjithë zonën.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit. Ai ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Godina e përfshirë nga flakët është 7 katëshe.
Dhjetëra zjarrfikëse me mjete të ndryshme po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që shumë prej banorëve janë nxjerrë me shkallë nga mjete të lëvizshme jashtë godinës.
Mjekët dhe ekipet e shpëtimit me bombola oksigjeni kanë vendosur një mini-ndihmë të parë në vend.
Prokurori i jashtëm i prokurorisë së Romës ka mbërritur në vendin ku ka rënë zjarri për të kontrolluar. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar një ” big bang” si një shpërthim dhe kanë dëgjuar njerëzit të bërtasin.