Një tjetër vatër zjarri është krijuar mesditën e sotme në Zhupan të Fierit, aty ku madje nuk ka shkuar as zjarrëfikësja për shkak se është e angazhuar në fikjen e flakëve në Gjorgos.

Banorët e zonës janë të bindur se zjarri nuk ka rënë rastësisht por është ndezur nga dora e njeriut. Ata madje tregojnë dhe për një rast të para dy viteve, kur ra zjarr në zonë. Ata kishin pyetur, sipas gjasa një përfaqësues të shtetit, përse nuk u dënua autori dhe përgjigja që kishin marrë ishte jo se është fukara.

Janë djegur 260 rrënjë ullinj. Mund ta ketë ndezur ndonjë, se nuk bie zjarri vetë. Ai ka kaluar aty, e ka ndezur, i ka vënë shkrepsën dhe ka ik. S’dimë gjë për zjarrfikësen. Nuk ka rënë herë tjetër, vetëm para dy vitesh. Dhe nuk u bë gjë ndaj atij që e ndezi. Pse i thashë unë? Po jo se ishte fukara”, tha banori.