Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion të zemrës së hapur mbi një pacient ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll flakët që kishin përfshirë çatinë e ndërtesës së vjetër.
Më shumë se 120 njerëz u evakuuan dhe nuk u raportuan lëndime në spitalin në Blagoveshchensk të Rusisë.
Puna e kirurgëve vazhdoi falë një kablloje elektrike të urgjencës që drejtohet në sallën operative në katin përdhes ndërsa disa njerëz përpiqeshin të mbanin tymin jashtë.
Evakuimi i pacientit që po operohej u realizua më vonë.
‘’Ne duhet t’a shpëtonim këtë person dhe bëmë gjithcka që ishte e mundur’’- u shpreh kirurgu kryesor Valentin Filatov.
Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin dy orësh, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri.
Ministria e emergjencave ruse tha se spitali u ndërtua në 1907 në epokën cariste dhe flakët “u përhapën si vetëtima nëpër tavanet prej druri”. Një qark i shkurtër mendohet se ka shkaktuar zjarrin.