Flake te nje zjarr masiv kane përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darzezës.

Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.