Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 24 deputetë të opozitës, pas dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës.

Komisioni i Etikës pritet të vendosë masë disiplinore për 24 deputetët e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për deputetët: “Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho”, janë deputetët për të cilët PS kërkon masë disiplinore.

Kujtojmë se zhurma verbale e deputetëve demokratë mori një tjetër formë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka, në dakordësi me deputetët e tjerë të kampit blu, ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta e koleges së tij, Elda Hoti duke djegur karriget, në të cilat do të duhet të uleshin edhe të përfaqësonin qytetarët./abcnews.al