Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e së shtunës në kodrat e fshatit Borsh dhe Piqeras mbrëmjen e së shtunës.
Mbi 10 vatra zjarri në këto 2 fshatra bregdetare janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit ne Piqeras dhe duke rrezikuar banesat dhe bizneset e zonës.
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri me dije se mëngjesin e së dielës ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret.
“Zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre”, bëhet me dije nga Mbrojtja Civile.