Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar.
Nga të dhënat paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.
E moshuara kishte lënë sobën ndezur, që më pas ka sjellë përhapjen e zjarrit dhe dëme të shumta materiale.
Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan, shkruan në vendngjarje dhe shuan flakët, por pa shmangur dot dëmet.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental. Ndërkohë po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes, arsyet përse harroi dhe se ku ndodhej në ato momente.