Punonjësit e Zonave të Mbrojtura anë nisur që prej mëngjesit operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Thatë.

Burime bëjnë me dije se një sipërfaqe kullotë është djegur, e paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij.

Aktualisht në zonë janë vetëm punonjës nga ana e Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja totale e zonës së djegur.