Prej tre ditësh situata e zjarreve në Fier vijon të mbetet problematike.Në ndihmë të forcave të vendit për të shuar flakët që kanë përfshirë zonën e pyllëzuar në Peshtan, ka mbërritur helikopteri Cougar.Ndërkohë mesditën e sotme zjarri thuajse ka dalë jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve.