Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë protestuar sot në hyrje të Kuvendit, kundër projektligjit që pritet të kalojë sot për dyfishimin e pagave të deputetëve dhe ministrave.
Aktivistët shprehen se një shtet që thotë se nuk ka para për të varfrit, nuk mund ti rrisë rrogat deputetëve dhe ministrave.
Në momentet e protestës kanë kaluar dhe disa prej deputetëve ku nuk kanë munguar as replikat.
Aktivisti Klodi Leka: Paskan lekë për ata që kanë lekë, dhe nuk kanë lekë për ata që nuk kanë lekë. Zoti deputet do ja rrisësh rrogën vetes?
Deputeti: Unë kam 6 vite që se marr rrogën
Aktivistët: Normal se je milioner
Arlind Qorri: Imagjinoni që të jesh pensionist sot dhe të jetosh me 100 mijë lekë tëvjetra, rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale, sa 21 pensione mestarae./FAX