Vitin e kaluar Axon 20 5G nga ZTE ishte smartphone-i parë i gatshëm për tregun i cili ofronte një kamera selfie nën ekran. Ky ishte një hap tepër i rëndësishëm në teknologjinë e smartphone-ve, mirëpo kishte vetëm një problem: cilësia e kameras linte shumë për të dëshiruar.
Tashmë ZTE po mundohet të përmirësojë këtë cilësi me Axon 30. Ky smartphone ka një ekran 6.92 inç AMOLED me refresh rate 120Hz, proçesor Snapdragon 870 5G dhe bateri me kapacitet 4200mAh që karikohet shpejt me karikuesen 55W. Sistemi i pasëm i kamerave përbëhet nga kamera kryesore 64MP, ajo wide-angle 8MP, macro lens 5MP dhe një sensor depth-of-field.
Mirëpo përmirësimi më interesant është ai i kamerës nën ekran. Për të përdorur një kamer nën ekran duhet të përdoren materiale transparente në atë pjesë të ekranit. Ndryshe nga viti i kaluar, Axon 30 ka rritur densitetin e pixel-ave në këtë zonë nga 200 në 400 PPI.
Dhe cilësia e fotografive duket të jetë përmirësuar pak në fotot e shpërndara nga leaker-i mjaft i njohur @UniverseIce, megjithatë mos prisni mrekullira nga ky sistem. Vendi ku kamera është e vendosur nën ekran është më i dukshëm në momentin kur ekrani është i fikur.
geek