Mark Zuckerberg ka bërë një postim të ri në Facebook ku i drejtohet të gjithë përdoruesve të Messenger që i bëjnë screenshot chat-eve të tyre.
CEO i Meta tregoi se një update i ri në Messenger do të bëjë që përdoruesit të njoftohen sa herë chat-i i tyre është bërë screenshot nga një përdorues tjetër.
“Update i ri për mesazhe end-to-end encrypted në Messenger do t’ju njoftojë sa herë që një person t’i bëjë screenshot një mesazhi që zhduket.” tha Zuckerberg ndërkohë që kishte bashkëngjitur një screenshot të bisedës me gruan e tij, Priscilla Chan.
Ky njoftim vjen shumë pak kohë pas prezantimit në platformë të mesazheve që zhduken. Ky shërbim është publikuar në SHBA dhe pritet të prezantohet në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Platformat e tjera rivale, si Snapchat, Telegram dhe Signal e ofronin prej kohësh dërgimin e mesazheve që zhduken dhe lajmërimin nëse ato bëhen screenshot nga nga tjetër.
Raportimet sugjerojnë se kjo lëvizje e Facebook u bë për t’iu përgjigjur shqetësimeve rreth sigurisë online dhe të drejtës së fjalës së lirë. Disa persona kërkojnë disa shërbime të tjera që të përfshihen në platformë si përshembull butoni dislike. “Kur do ta shtoni butonin e dislike? Ne duam përgjigje.” shkruajti një përdorues në komente.