Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka replikuar sot me deputetin e PD Dashamir Sula në lidhje me inceneratorët dhe udhëtimet e pretenduara nga opozita që ai ka bërë me pronarët e inceneratorëve në vitin 2019.
Ai tha se nuk ka pse të jap llogari pasi në atë kohë ai nuk ka qenë kontraktues. Ndër të tjera me tone të ashpra Ahmetaj e kundërshtoi duke thënë se në vitin 2019 ai nuk ka dalë fare nga Shqipëria dhe nuk ka pse të japë llogari.
Rikujtojmë se ditën e djeshme PD përmes Orjola Pampurit, akuzoi Ahmetajn dhe Gjiknurin për udhëtime me pronarët e inceneratorëve. Vete Gjiknuri në një reagim tha se do të padit Orjola Pampurin në Gjykatë për shpifje.
“Konspiracion konflikt interesi, jo diskutoni pastaj, Tirana është koncesion i pastër, pse bëni sikur se kuptoni. Po Tirana do ti kërkoj sa herë dhe qeveria do ti japë sa herë te mundi para për të pastruar plehrat. Do vazhdojë ti pastrojë. Njerëz jemi, bëjmë gabime, jo unë, skam bërë. O zemra ne vitin 2019 skam dalë fare nga Shqipëria. Personale si jam kthyer askujt.– u shpreh Ahmetaj.