Zvicra e ka nisur me fitore kampionatin Europian “Gjermani 2024”, duke mposhtur në Këln skuadrën e Hungarisë.
Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Yakin, me Duah që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12’ të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Aebischer dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, hungarezët u përpoqën shumë për të barazuar dhe arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 66’ me Vargan, por në fundin e takimit, ishte Embolo ai që shënoi dhe golin e tretë dhe vulosi përfundimisht takimin.
Kështu Zvicra shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Gjermania kryesuese, ndërsa Hungaria duhet t’i bëjë llogaritë me dy ndeshjet e radhës.
REZULTATI:
HUNGARI 1-3 ZVICËR
Varga 66′ / Duah 12’, Aebischer 45’, Embolo 90+3′
GOLI I EMBOLOS (VIDEO)
GOLI I VARGA (VIDEO)
GOLI I AEBISCHER (VIDEO)
GOLI I DUAH (VIDEO)
Formacionet zyrtare: