Zvicra ka fituar ndaj Turqisë me rezultatin 3-1 falë një super Xherdan Shaqiri i cili realizoi një dopietë dhe zhvilloi një super paraqitje ndaj kombëtares ballkanase.
Ndeshja u hap me golin e Harris Seferoviç në minutën e 6’, më pas dyfishimi erdhi nga “perla” e Xherdan Shaqirit nga afërsia e zonës në minutën e 26’.
Rezultati u shkurtua nga Kahvexhi me golin e tij në minutën e 61’ dhe pas 7 minutash ishte sërish Shaqiri i cili realizoi përsëri me një supergol dhe duke e përfunduar këtë takim në 3-1.
Zvicra në Grupin A të EURO 2020 renditet në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe ka ende shpresa për kualifikim si e treta më e mirë.
Turqia skualifikohet nga ky kompeticion duke e mbyllur me zero pikë. Grupin A e kalojnë direkt Italia me 9 pikë si kryesuese e grupit dhe Uellsi me 4 pikë.
Panorama al