KF Elbasani nuk ekziston më. Klubi që ka fituar pesë trofe të rëndësishëm në futbollin shqiptar nuk ka qenë pjesë e shortit në Kategorinë e Dytë. Të renditur në mesin e tabelës sezonin e shkuar, KF Elbasani pas 109 vitesh nuk do jetë më pjesë e kampionatit.
Ndarja e parakohshme nga jeta e presidentit Arben Laze ka bërë që klubi të mbetet pa financim, duke shkuar drejt fundit të pashmangshëm. Bashkia e qytetit një sezon më parë formoi Akademia e Futbollit Elbasani, që tanimë është pjesë e së Dytës.
Kujtojmë se KF Elbasani datonte prej 1913 si strukturë futbolli, duke fituar pesë trofe në Shqipëri. Dy tituj kampion në 1983-84 dhe 2005-06, dy Kupa të Shqipërisë në 1974-75 dhe 1991-92 si edhe Superkupën e sezonit 1991-92. Prej 1923 KF Elbasani nisi garat zyrtare në Shqipëri, duke qenë ndër klubet më të vjetër në vend./Newsport



