Në një shfaqje të hapur triumfi Kina ka publikuar pamjet kur sonda e saj hapësinore ka ngulur flamurin në satelitin e tokës, duke sinjalizuar objektivat e konkurencës hapësinore me SHBA, 51 vjet pasi Amerika vendosi ngjyrat e saj në sipërfaqen e Hënës.
Sonda e Pekinit, Chang’e-5 është tashmë në rrugëtimin e kthimit në tokë.
Ngritja e një flamuri në hënë është arritur më parë vetëm nga misioni amerikan teksa tashmë hëna është kthyer në një tjetër pikë rivaliteti me SHBA.
Chang’e-5 u nis nga hëna dje pasdite, në atë që agjencia hapësinore Kineze quante “ngritja e parë e suksesshme nga një trup jashtë-tokësor”.
Mediat shtetërore thonin se “sonda shpalosi flamurin kombëtar të kuq me pesë yje, prej pëlhure të vërtetë, duke shënuar një ngjarje të madhe në historinë e aeronautikës së vendit.”
Dy misionet e mëparshme kineze në hënë, Chang’e-3 e Chang’e-4, kishin dërguar emblemën në formën e pmajeve të anijes, por nuk kishin ngritur flamur.
Ndërkohë në satelitin e tokës janë vendosur gjashtë flamurë amerikane nga astronautët e misioneve Apollo nga viti 1969 deri në 1972.
Kina ka lëshuar satelitin e saj të parë në vitin 1970, por vetëm disa dekada më vonë ajo nisi në hapësirë Yang Liwei, që u bë ‘taikonaut-i’ i parë kinez në 2003.