Armando Sadiku zyrtarisht nuk është më pjesë e Bolivar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua me bujë në Amerikën Latine, por nuk la gjurmë.

Sadiku në 15 ndeshje në të gjitha garat shënoi vetëm dy gola dhe mes palëve është gjetur gjuha e përbashkët për të ndërprerë marrëveshjen.

Klubi i Bolivar ka dalë edhe me komunikatë dhe e falënderon Sadikun për kontributin e dhënë. Ndërkohë nga Spanja raportohen edhe lajme për të ardhmen e sulmuesit.

“El Desmarque” raporton se Sadiku mund ta vazhdojë karrierën te Las Palmas, klub që garon në ligën e dytë spanjolle, nivel futbolli ku më parë sulmuesi i Shqipërisë ka luajtur me fanellën e Malaga. / abcnews.al