Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të administratës Biden.
Ai është takuar me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe ish-ambasadoren Yuri Kim.
Zyrtari amerikan ka postuar foto në rrjetet sociale të këtij takimi ku shpreh edhe njëherë angazhimin e SHBA për të mbështetur reformën në drejtësi.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruan Jim O’Brien në X.