Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, sot më 28 prill, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e lartë amerikane do të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, deputeten Jorida Tabaku dhe Gazement Bardhin.

Takimi do të mbahet në zyrën e Kuvendit, ku përveç Alibeajt dhe Tabakut, do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të grupit, jo anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Ajo që bie në sy është fakti se në axhendë nuk parashikohet asnjë takim me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presiddentin e vendit, Ilir Meta.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të komanduar të PD, ndërsa Berisha ka pohuar se nuk e njeh këtë të fundit si kryetar partie.