Home ELBASANI SOT 1 QERSHORI NË ELBASAN

1 QERSHORI NË ELBASAN

44

Fëmijët marshojnë për të promovuar të drejtat e tyre.

Me rastin e 1 Qershorit u  zhvillua sot në qytetin e Elbasanit marshimi me fëmijët e të gjithave shkollave të sistemit 9-vjeçar. Gjatë këtij marshimi çdo  shkollë u prezantua me punime të ndryshme, të përgatitura  nga vetë nxënësit.

Me pankarta në duar të cilat përcillnin mesazhe sensibilizuese, duke kërkuar prej ligjvënësve të nxisin fëmijët të jenë më aktiv, të jenë të lumtur dhe të jetë kjo një ditë për të kërkuar të drejta, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit të fëmijëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë figura të ndryshme  publike të qytetit të Elbasanit, ku ndër to edhe kryetari i bashkisë z.Gledian Llatja, i cili e cilësoi këtë aktivitet mjaft inspirues.

Në krye të këtij organizimi u cilësua se figura e psikologut,  mësuesve dhe kujdestarëve, luan një rol të rëndësishëm në shkollat shqiptare.