Një orë më shumë jashtë dhe pa maska

Nga sot, 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja Anti-Covid të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kështu mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e jashtme. Ora policore do të shtyhet me një orë, pra nis në orën 23:00 ndërsa muzika do të jetë e lejuar deri në orën 22:00.

Të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike. Policia do të dalë në terren për të monitoruar mbarvajtjen e masave Anti-Covid.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ′Albert Dervishaj′, në komunikim me mediat tha se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative.