Google po mundohet shumë që të mbajë aplikacionet e dyshimtë jashtë Play Store, por kur ke mbi 1 milionë aplikacione që update-ohen vazhdimisht, është e vështirë të ruash një rekord perfekt sigurie.
Një security researcher javën e kaluar tha se në Play Store gjendeshin 10 aplikacione me variacione të një trojan horse program. Këto aplikacione në përshkrimin e parë duken mjaft të padëmshme, mirëpo secili prej tyre është dizenjuar për të grumbulluar informacionet e regjistrimit të përdoruesve të Facebook.
Dr. Web Anti-Virus tha se variacionet e Trojan u gjetën në aplikacionet që janë listuar më poshtë:
- PIP Photo nga developer Lillians — 5,000,000+ downloads
- Processing Photo nga developer chikumburahamilton — 500,000+ downloads
- Rubbish Cleaner nga developer SNT.rbcl — 100,000+ downloads
- Horoscope Daily nga developer HscopeDaily momo — 100,000+ downloads
- Inwell Fitness nga developer Reuben Germaine — 100,000+ downloads
- App Lock Keep nga developer Sheralaë Rence — 50,000+ downloads
- Lockit Master nga developer Enali mchicolo — 5000+ downloads
- Horoscope Pi nga developer Talleyr Shauna — 1000+ downloads
- App Lock Manager nga developer Implummet col — 10+ downloads
Studiuesit vunë menjëherë në dijeni Google rreth këtyre zbulimeve dhe ditën e hënë në mëngjes të gjitha këto aplikacione ishin zhdukur nga Play Store. Problemi qëndron në faktin se aplikacionet e mësipërme janë instaluar në mbi 6 milionë pajisje Android.
Arsyeja se përse këto aplikacione nuk ngjallnin dyshime ishte se ato kryenin mjaft mirë funksionin për të cilin reklamoheshin.
geek