Diletta Leotta dhe Can Yaman kanë fluturuar së fundmi drejt Turqisë, pasi kaluan disa ditë pushime në Turqi. Sigurisht ata të dy nuk i shpëtojnë kurrë paparacit sa herë shfaqen bashkë, por Can Yaman nuk i pëlqen aspak të tilla momente.

Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë darkuar në një restorant në Turqi së bashku me prindërit e Can. Por menjëherë pas daljes nga restoranti ata janë ndjekur këmba këmbës nga paparaci derisa arrtën tek makina me të cilën u larguan. Në Yotube është shpërndarë një video, në të cilën Can nxiton të largohet nga fotografët dhe madje tërheq përdore edhe Diletta-n. Aktori duket shumë i nervozuar nga prania e kamerave, aq sa nuk e vuri re që babai i tij u rrëzua teksa nxitonte të largohej bashkë me të birin.

Nga ana tjetër Diletta dëgjohet t’i thotë në video aktorit “Mos më tërhiq”. Megjithatë prezantuesja italiane e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë dhe shfaqet e buzëqeshur në video. Madje teksa fotografët turq e pyesin ajo shprehet:

Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”.

Ndërkohë Diletta dhe Can pritet të që të martohen shumë shpejt dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë babai i aktorit.

Hapi i parë është hedhur, unazat e fejesës janë shkëmbyer. Shpresoj që dasma të jetë vitin tjetër”, është shprehur i ati i Can Yaman për një revistë.

Kujtojmë se disa muaj më parë aktori turk i bëri një propozim mjaft romantik partneres së tij.

Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me disa tullumbace dhe ky ishte një nga propozimet më të bukura që ne na kishin zënë sytë.

icon style