Një prej minatorëve të asfiksuar në minierën e Martaneshit mesditën e sotme, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për marrjen e një shërbimi më të specializuar mjekësor.

Gjendja e tij shfaqet e rënduar, ku dhe siç shihet dhe në pamjet e siguruara, minatori 50-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. E., transportohet me barrel në gjendje rende.

Pasi ka mbërritur te Trauma helikopteri nuk ka mundur dot të ulet pas dy tentativave dhe tashmë sipas raportimeve nga vendngjarja, të gazetarit të FaxNews Lisi Myrta, ai nuk shihet më as në hapësirën ajërore mbi spital.