SPANJË – 10 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Spanjë për shkak se akuzohen për plantacione kanabisi. Sipas mediave të huaja, ata kishin mbjell 9 plantacione me marijuanë me 44 mijë e 382 bimë narkotike, në zonat e Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Operacioni, është kryer në periudhën mars-nëntor të këtij viti, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza, ka pasur ndërhyrjen e 82 rojeve civile, duke çmontuar 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t’u arritur.

Përsa i përket kampeve, policët tregojnë se në disa prej tyre ishin vendosur sisteme alarmi rudimentare, të cilat njoftonin për praninë e mundshme të një të panjohuri.
9 plantacionet që u vendosën ndodheshin në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo dhe përgjatë fazave të ndryshme të operacionit, ndërhyrja u krye në secilën prej tyre .

Për këto arsye u arrestuan 10 meshkuj të moshave 19 deri në 40 vjeç , të gjithë me kombësi shqiptare dhe pa adresë, si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik, për kultivim dhe trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

/abcnews.al/