Më herët gjatë ditës së sotme në Vlorë u mbajt ceremonia e përvitshme e ngritjes së flamuri. Ndërkohë në veriperëndim të vendit, në Kurbin, disa familje patriote ngritën në mënyrë simbolike flamurin kombëtar në majën e një pemë.

Sipas trashëgimtarit të fisit Shafloqi, në vitin 1912, disa patriotë kurbinas ngritën pikërisht në këtë kodër ngritën flamurin e Pavarësisë, në një kohë me atë të Ismail Qemalit në Vlorë.

Profesor Shafloqi thotë se çdo 28 Nëntor, në këtë kodër përkujtohen patriotët kurbinas.

“Këtu në këtë kodër më 28 Nëntor 1912 u ngrit flamuri nga patriotët e shquar të Kurbinit, që morën pjesë nga fshati Gjorm dhe nga Laçi. Kjo Pavarësi nuk u dhurua nga armiqtë e popullit tonë por u fitua me luftë, me kryengritje duke filluar nga viti 1905 deri në 1912 kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Me t’u kthyer nga Vlora, në Kodër kishte zjarr në formë unaze, dhe flamuri u ngrit në majën e një lisi shekullor, aty ku vetëm shqiponja mund të arrinte. U ruajt nga roje të posaçme, u vendosën në kulla e kodër, që të mos prekej nga xhandamëria turke. Ishin vendosur në kodër, një postë komande turke dhe kishte një pikë vrojtimi që shihte nga të gjithë anët e horizonit. Është bërë zakon që çdo vit në këtë kodër të kujtojmë ngritjen e flamurit,” shpjegon ai. /abc