Një djalë 14-vjeçar u godit me thikë pasditen e djeshme në Palermo nga një shok shkolle 11-vjeçar.

Është e paqartë nëse sulmi ka ndodhur brenda ose pranë Institutit Quasimodo. Djali mbërriti në urgjencën e spitalit i shoqëruar nga gjyshi dhe disa të afërm me disa plagë me thikë në duar, krahë dhe gjoks. Një nga gjuajtjet ,e thikë i shpoi mushkëritë.

Ekipi i kryemjekut të spitalit Massimo Geraci e stabilizoi dhe tashmë 14-vjeçari ndodhet i shtruar në një zonë kritike por jo në rrezik për jetën. Policia po përpiqet të rindërtojë atë që ka ndodhur. Prokuroria e Palermos po merret me rastin.

11-vjeçari dyshohet se ka vepruar për të mbrojtur veten nga një akt tjetër bullizmi, sipas asaj që del nga rindërtimet e para të karabinierëve të koordinuara nga prokuroria e Palermos, e drejtuar nga Claudia Caramanna.

Megjithatë, hetimet janë në një fazë të hershme. Hetuesit dëgjuan disa dëshmitarë që do të kishin qenë dëshmitarë të sulmit.