Protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama u shoqërua edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta, përmes të cilave qytetarët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe drejtësisë.

Në shesh u panë mesazhe të forta politike si: “32 DITË SHQIPËRIA NUK HESHT”, “RAMA N’BURG! BALLUKU N’BURG!”, si dhe thirrje që kërkonin përgjegjësi nga institucionet.

Një pjesë e pankartave i kushtoheshin edhe çështjeve sociale. Protestuesit ironizuan bonusin e verës për pensionistët me mesazhin: “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”.

Nuk munguan as pankartat kritike ndaj kryeministrit dhe SPAK-ut, ku lexohej: “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “32 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron” dhe “Kryeministri poston. Populli proteston. Përgjegjësia mungon”.

GEAM Sh.p.k