I helmuar në pabesi, si sot 110 vite më parë, u nda nga jeta martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe, rilindasi i shquar i Kolonjës së dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, patrioti i paharruar dhe Mësuesi i Popullit, Petro Nini Luarasi.
“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim, që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”
Amanetet dhe vepra e tij frymëzuese mbeten përherë motivim në shërbim të kombit dhe arsimit shqip!