Ka mjaftuar vetëm një rast me koronavirus, që Zelanda e Re të fusë të gjithë shtetasit e saj në izolim të plotë. Ky ishte rasti i parë i Covid-19 në komunitet që nga shkurti.

Rasti u konfirmua në Okland (Auckland), ku izolimi i plotë do të zgjasë një javë. Po një javë do të qëndrojë në “lockdoën” dhe qyteti bregdetar Kormandel (Coromandel), të cilin personi i infektuar kishte vizituar, ndërsa për pjesën tjetër të vendit vetëm tre ditë.

Kryeministrja Ardern tha se po veprohetduke marrë si të mirëqenë që rasti i ri ishte me variantin Delta të koronavirusit.

“Ju siguroj se e kemi planifikuar këtë skenar. Izolimi i fortë që në fillim ka funksionuar për ne në të kaluarën”, tha kryeministrja Jacinda Ardern.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga CNN, Zelanda e Re ka imunizuar plotësisht më pak se 20% të popullsisë së saj.