Home ELBASANI SOT VIDEO/112 VITE SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT

VIDEO/112 VITE SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT

50

Organizohet aktivitet festiv

Në kuadër të 112 vjetori të shkollës së parë normale në ambientet e shkollës” Luigj Gurakuqi” në Elbasan është organizuar sot një aktivitet festiv. Aktiviteti në të cilën performuan nxënësit e shkollës 9- vjeçare përcolli tek të pranishmit një pjesëz nga vepra të emrave të shumtë të dalë nga kjo shkollë .

Të pranishëm për të ndjekur nga afër aktivitetin ishin Ministrja e Arsimit, Kryebashkiaku I Elbasanit si dhe shumë figura të ndryshme të qytetit që kanë dhënë kontributin e tyre për Elbasanin. Nuk mungan as ish normalistë.Ministrja e Arsimit u shpreh  krenare për vlerat që mbart kjo shkollë.

Kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja tha se në këtë shkollë symbol I rëndësishëm I arsimit në Shqipëri së shpejti do të ketë edhe investime që synojnë përmrësimin e infrastrukturës dhe pasurimi e saj me material.

Nxënësit kishin përgatitir një sërë interpretimesh që nxirrnin në pak vlerat atdhetare dhe dashurinë për arsimin dhe traditën tonë.