Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për buxhetin e 2022 për Shëndetësinë:
Programi i cili mbështet vaksinimin e popullatës është I parashikuar në buxhetin e shtetit në vlerën 2.7 miliardë lekë. Këto fonde janë në dispozicion vetëm për këtë cështje duke u përgjigjur ndaj skenarëve të mundshëm. Këto fonde që janë të investuara për vaksinim nuk janë për investime.
Sa i përket fondeve për investimeve janë mbi 2 miliardë lekë e buxhetit të shtetit dhe rreth 900 milionë lekë ndpërmjet të cilave do të vazhdojnë investime të mëdha dhe për të vijuar investimet ekzistuese. Investimet që i përkasin buxhetit të shtetit janë investimet në Qendrën Spitalore Universiatre Nënë Tereza, investimet në maternitete, sallat e operacionit, përfundimi i investiemve në spitalin e Kukësit që përfundon me buxhetin e vitit 2022.
Ju siguroj se buxheti për shëndetësinë në 2022 është një buxhet që adreson sfidat dhe investimet në sektor në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit të 2030. Vërtet pagat rriten me 6% por kjo nuk është dicka që ndodh pas 8 vitesh, ndodh cdo vit. Mos të harrojmë se në këtë vit aktual kemi patur 40% rritje pagash për mjekët dhe infermierët. Kjo tregon vëmendjen e qeverisë për ta.
Për të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër Covid-19 kanë përfituar bonusin prej 1 mijë eurosh që vazhdon ende sot dhe jepet.