Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është në prag të një ‘revolte’ në dhomën e zhveshjes te Manchester United me yjet kyç Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo të pakënaqur pas rezultateve të fundit.

Norvegjezi është në  “fije të perit” pasi ka mbikëqyrur një ecuri të tmerrshme. Humbja 2-0 e së shtunës kundër Manchester Cityt regjistron humbjen e gjashtë në 12 ndeshje.

Këto rezultate nënkuptojnë se United është tashmë nëntë pikë prapa liderit Chelsea, pavarësisht pritshmërive se një sfidë serioze për titull do të nisë këtë vit.

Pas humbjes shkatërruese 5-0 ndaj Liverpoolit këtë muaj, u raportua se Solskjaer kishte tre ndeshje për të shpëtuar punën e tij. Dhe megjithëse e ardhmja e tij mbetet e paqartë pas rezultateve të përziera gjatë asaj periudhe të shkurtër, trazirat në dhomat e zhveshjes mund të jenë përfundimtare për Solskjaer, i cili duket se po kalon nga një fatkeqësi në tjetrën.

Daily Mail raporton se yje të ndryshëm në skuadrën e United janë të pakënaqur me Solskjaer, me Fernandes dhe Ronaldo, dy nga lojtarët më me ndikim të United, që udhëheqin ‘revoltën’  me klubin që tani thuhet se po mendon seriozisht për të shuar Solskjaer. r.t/abcnews.al