2 persona kanë vdekur vdekjen pasi një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Kiev. BBC raporton se autoritetet kanë konfirmuar për dy persona të vdekur nga ky sulm.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha ndërkohë se gjashtë persona u plagosën rëndë.

Imazhet e mëngjesit të së shtunës treguan dëmtime të rënda në pjesën e jashtme të një ndërtese apartamentesh në Kievin perëndimor, me muret e jashtme të shpërthyera tërësisht për disa njësi apartamentesh.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa lundrimi gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë – por pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake, pasi u shfaqën video të një ndërtese të lartë rezidenciale pranë Kievit që u godit nga një raketë.