Kur Garda e Grave të Ukrainës bëri një ftesë për një kurs mbijetese dhe vetëmbrojtjeje, 700 gra u regjistruan. Por dhoma në bashkinë e Kievit ku ishte planifikuar të zhvillohej trajnimi të shtunën mund të mbante vetëm deri në 300 persona, kështu që u shtuan më shumë data.

Gratë studiuan gjithçka, nga mënyra se si të paketonin një çantë urgjence, ku të merrnin furnizimet e nevojshme dhe si të ndalonin gjakderdhjen. Në një moment, një nga instruktorët, Oleksandr Biletskiy, filloi të fliste për mbijetesën në një qytet që nuk kishte shërbime bazë, duke u thënë të pranishmëve se tani ishte koha për të bërë plane me fqinjët e tyre.