Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur në Itali pasi kanë marrë dozën e vaksinës kundër parandalimit të Covid-19 dhe kjo ka detyruar Italinë që të pezullojë kontratën me AstraZeneca.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet italiane të ilaçeve, Aifa kanë konfirmuar këtë vendim, pasi ndërruan dy persona në Sicili. Mediat sjellin në vëmendje  vdekjen e Setfano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar dhe të Davide Villa, një polic 50-vjeçar, të cilët ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.

Mësohet se 43-vjeçari ndërroi jetë tre ditë më parë nga një sulm i dyshuar në zemër, një ditë pasi mori vaksinën, ndërsa Villa vdiq në fundjavë rreth 12 ditë pasi u vaksinua. Kujtojmë se AstraZeneca është pezulluar edhe në Danimarkë, Austri, Tajlandë, etj.