Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se 11 Shtatori do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë dhe demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.“, shkruan Rama.