Protestuesit marshuan nga Kryeministria për tek Komisariati nr.3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt të martën para Parlamentit. Protestë e cila u shoqërua me tensione, përplasje dhe ndalime.
Diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë. Ky tubim ka shënuar një pjesëmarrje rekord në ditën e 35 në revoltën kundër Ramës.
“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.
“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre.
Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.
© BalkanWeb






