“Shqiptarët nuk ngrohin dot shtëpinë e tyre në 2021, ky është një krim shtazarak. Ndërkohë 430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e kriminelëve, 90% e familjeve do të harxhojnë kursime bazë, kjo është Shqipëria reale, dhe fajtori ëhstë një kastë e korruptuar politike.

2022 premton të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarë. Sot kam një mesazh për hetues, prokurorë, gjykatës, punonjës policie dhe atyre që u është besuar lufta kundër korrupsionit, armikut dhe dora e zezë që fshin të ardhurat nga tavolina e shqiptare, do të keni mbështetjen e plotë të PD dhe timen personale për të vepruar sa më shpejt. E di që orë për orë ndeshjeni me presion e vazhdueshëm të politikës, nuk jeni aty për tu shërbyer këtyre grushtit politik, por në të vërtetë shqiptarëve që duan që 2022 një vit shprese. Nuk keni bërë betimin përballë shefit të radhës apo kryeministrit të radhës, por atë betim ja keni bërë shumicës së shqiptarëve, mbani betimin dhe ecni përpara me luftën kundër korrupsionit.

PD është goditur vazhdimisht nga regjimi i Ramës dhe trekëndëshi i Bermudës, nëse kanë kurajo dhe besim duhet tu shërbejnë sovranit shqiptar të cilët do të mbyllin një tjetër vit të vështirë”, tha Basha.