Këngëtarja me famë botërore, Beyonce do të mbajë një koncert në Dubai në fillim të 2023.

Koncerti sipas mediave arabe do të mbahet në “Atlantis The Royal” dhe do të shënojë rikthimin e saj.

Beyonce prej vitit 2018 nuk ka performuar në asnjë koncert dhe duket se shifra marramëndëse që i ka ofruar hotel Atlantis prej 24 milionë dollarësh e ka tunduar atë.

Hoteli 43-katësh Atlantis The Royal pritet të organizojë festën e hapjes së tij të mbushur me njerëz të famshëm ë fund të janarit, ku duket se dhe Beyonce  do të jetë pjesë e planeve të hapjes së hotelit.

Koncerti do të jetë pjesë e një serie festimesh ku do të marrin pjesë yje botëror.


Koncerti i Beyonce në Dubai 2023 pritet të mbahet më 21 janar. Beyonce nuk ka performuar në skenë që nga një dalje e saj në Festivalin Global Citizen në Johannesburg.

Koncerti i përfolur në Dubai do të jetë një ngjarje boterore me këngëtarin britanik Robbie Williams dhe DJ-të Suedez House Mafia të cilët do të  performojnë të njëjtën fundjavë.