Një avion çarter me 21 persona, është rrezuar ndërsa po bënte përpjekje për t’u ngritur nga Aeroporti Ekzekutiv i Hjustonit, Teksas.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar, dhe vetëm njëri prej tyre është plagosur.
Avioni pasi është rrëzuar ka marrë flakë, sakaq autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, për hetimin e rrethanave.