Një moment kur shoferi i kamionit shtyn “verbërisht” makinën përgjatë një autostrade pasi me gjasë nuk ishte në gjendje të shihte automjetin “nën vijën e shikimit”.

Sipas mediave të huaja, pamjet e regjistruara të martën në mëngjes tregojnë një kamion duke lëvizur nëpër autostradën e zënë pranë Luton me një Volkswagen VW të bardhë të “ngjitur” në pjesën e përparme të tij.

Dhe një burrë që regjistron videon mund të shihet duke bërë shenjë në drejtim të drejtuesit të kamionit duke i bërtitur vazhdimisht: “Ndalo, dreqi e marrtë!”.

Por shoferi, 50 vjeç fillimisht duket se nuk ishte në dijeni të incidentit që po ndodhte derisa u afrua pranë burrit që regjistronte.

Burri bërtet: ‘Ndaluni ju idiot!’, ndërsa ai bën shenjë drejt pjesës së përparme të kamionit të tij.
Ai tha se shoferi i Volkswagen ishte një i ri i moshës 24 ose 25 vjeç.