Erik Fetahu, 21-vjeçari që përplasi motorin e tij me një furgon më 26 gusht, ndërroi jetë pas gati një jave në spital. Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo ndërhyrje nuk e mbajti në jetë.
Aksidenti ndodhi në San Rocco, në zonën e Lodit. I riu me motoçikletën e tij u përplas kokë më kokë me një furgon në kthesë.
Banues në Lodi, Fetahu ishte me origjinë shqiptare. I pasionuar pas motorëve, ai punonte në Abb dhe kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato.