Dy efektivët e policisë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj po ktheheshin nga palestra në momentin kur janë qëlluar me armë zjarri nga një person që udhëtonte me automjetin tip ‘Wolswagen’.

Paraprakisht nuk ka ende persona të dyshuar por dyshohet se bëhet fjalë për autorë me precedentë penalë. Rrjedha e ngjarjes mbetet ende e paqartë, por deri më tani dyshohet se ka qenë parakalimi nga ana e policëve ajo që ka bërë që personi që drejtonte automjetin “wolswagen” të qëllonte me armë zjarri.